Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj ka bërë të ditur se vetëm nga Prizreni janë larguar mbi 2 mijë nxënës.

Ai ka thënë se këtë informatë e ka marrë nga kontrolli sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren.

“Mbi 2 mijë nxënës më pak janë evidentuar gjatë kontrollit sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren. Pra kur kjo ikje nga Kosova ndodh tek fëmijët nënkupton se janë larguar familje të tëra.”ka shkruar Rexhaj.

Statusi i plotë

E tmerrshme ajo çfarë kuptova sot. Mbi 2 mijë nxënës më pak janë evidentuar gjatë kontrrollit ssistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren. Pra kur kjo ikje nga Kosova ndodh tek fëmijët nënkupton se janë larguar familje të tëra.

Prizreni është komuna e dytë më e madhe në Kosovë, shumëzojeni me komunat tjera, pa llogaritur ikjet individuale kjo shifër nënkupton rrezik në rrafshin shtetëror dhe kombëtar.

Dhe fajtor për këtë janë qeverisjet e korruptuara dhe kriminale, Kosova po shprazet sepse asnjëra prej tyre nuk e ka pasur si synim zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Prandaj është momenti i duhur që ta bëjmë kthesën politike, përndryshe ky vend do të mbetet vetëm i atyre që e zhvatën dhe po e zhvatin sistematikisht Kosovën. /GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË