Më 1 mars të vitit 2020 do të hyjë në fuqi një ligj i ri që hap mundësi të reja për punëmarrësit nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së e që kanë një kualifikim që pranohet në Gjermani të kërkojnë nisjen e një marrëdhënie pune në atje.

Duke qenë se Kosova ka një numër të madh të rinjve të papunë, Ambasada gjermane në Kosovë e ka parë madje të arsyeshme që të japë sqarime se si mund të shfrytëzojnë këtë ligj për të tentuar të gjejnë një vend pune në Gjermani.

Lidhur me këtë zyrtari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ilir Ibrahimi ka ngritur alarmin se Kosova mund të boshatiset.

Ibrahimi ka theksuar se kjo temë duhet të ishte fokusi kryesor i shoqërisë kosovare sot.

Postimi i plotë:

Ky lajm do të duhej të ishte fokusi kryesor i shoqërisë kosovare sot. Janë me mijëra e mijëra kosovarë që janë duke pritur për ti mbushur këto vende të lira pune në Gjermani. Efektin që do ta ketë kjo lëvizje e popullatës do të jetë tronditëse (thënë më së buti) për ekonominë dhe shoqërinë kosovare. Kush po e trajton këtë dhe çfarë po bëhet në këtë drejtim? Fatkeqsisht e tërë shoqëria jonë po merret se a po pijnë kafe Isa e Albini sot paradite a pasdite. Papërgjegjësi e pafalshme në çdo nivel

MUND TË JU PËLQEJNË