Një fabrikë e re për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Gjilanit, e financuar nga EBRD, do t’ia përmirësojë standardet sanitare për mbi 100 mijë banorë të këtij qyteti dhe do të ndihmojë në uljen e ndotjes së lumenjve të Kosovës.

Presidenti i EBRD-s, Suma Chakrabarti dhe ministri i financave i Kosovës, Bedri Hamza, kanë nënshkruar marrëveshjen për një huadhënie prej 10 milionë euro për kompaninë rajonale të ujësjellësit ‘Hidromorava’, një kompani publike kjo.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në Sarajevë, gjatë takimit vjetor të forumit të biznesit të EBRD-s dhe ky projekt përfshinë ndërtimin e një fabrike për trajtimin e ujërave të zeza si dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve në Gjilan dhe komunitetet fqinje.

Projekti do të bashkë-financohet nga Banka Evropiane e Investimeve në vlerë deri në 10 milionë euro. Një grant i BE-s nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (KIBP) do të mbështes përgatitjen dhe implementimin e projektit.

Kosova vuan nga mungesa e investimeve në ujëra dhe infrastrukturën e kanalizimeve. Në Gjilan, shumë industri derdhin ujërat e zeza të pa trajtuara në rrjetet e kanalizimit të cilat përfundojnë në lumenjtë Morava dhe Mirusha, të cilët më pas derdhen në Danub, derisa amvisëritë në zonat rurale i derdhin ujërat e zeza drejt në lumenj, shkruan Zeri.

Projekti do të lidhë së paku 3000 amvisëri të reja në rrjetin e kanalizimeve dhe kjo do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e standardeve sanitare për 110 mijë banorët e rajonit të Gjilanit.

MUND TË JU PËLQEJNË