Duket se kushtetuta “nuk pengon” që Republika e Kosovës t’i ketë dy kryeministra, shkruan “Kosovarja”.

Njëri kryeministër në largim, por që merr vendime të ndajë mjete dhe financa, duke qenë ashtu qysh e tha vetë në emisionin “Rubikon”, “kryeministër kujdestar” dhe tjetri që nuk heziton ta quajë veten “kryeministër i ri i Republikës së Kosovës”, ani pse ende nuk është zgjedhur!

Pra, Kosova është me dy kryeministra, njëri që ende e ka kuletën e shtetit, për çka do që duhet të jep, e tjetri që më shumë po qëndron në Berlin, duke përfaqësuar pozitën e kryeministrit në ardhje, ende pa u arritur kurrfarë marrëveshje, e lëre më ajo të kalojë nëpër procedurat e Kuvendit të Kosovës.

Kushtetutshmërisht, dihet se kryeministri në largim i ka disa të drejta të rezervuara për nënshkrime financiare, aq sa të mos bllokohet shteti nga qarkullimi financiar dhe emergjenca.

Ndërkaq, nuk ka të drejtë kushtetuese që kryeministri në largim të nënshkruajë kontrata kapitale ose të premtojë se do të ndërtohet me patjetër autostrada e Dukagjinit!

Duke qenë në largim, kryeministri Ramush Haradinaj po e përfaqëson qeverinë sikur të mos jetë qeveria në vakuum institucional!

Ndërsa, Albin Kurti i takon përfaqësuesit e shteteve dhe merr pjesë në debate në cilësinë e kryeministrit të pazgjedhur! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË