Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka dërguar letër krerëve të Australisë ku ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e Kosovës për popullin atje pas zjarreve të shumta.

Thaçi u ka vënë në dispozicion australianëve Njësitë Emergjente të FSK’së për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve atje.

Njoftimi i plotë i Presidentit:

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta.

Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve.

Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira! HTH

MUND TË JU PËLQEJNË