Mjekët në Kinë u kanë bërë thirrje pacientëve meshkuj të infektuar me koronavirus, që të testojnë pjellorinë e tyre pasi të shërohsen, pasi virusi mund të dëmtojë funksionin e testikujve të tyre.

Ndonëse asnjë studim i deritanishëm nuk ka vërtetuar se virusi mund të ndikojë negativisht në fertilitetin mashkullor ose fuqinë seksuale, mjekët në Wuhan kanë sugjeruar se ka gjasa që COVID-19 mund të ndikojë në prodhimin e spermës dhe formimin e hormoneve seksuale mashkullore.

Edhe pse koronavirusi kryesisht sulmon mushkëritë dhe sistemin imunitar të një të infektuari, teorikisht mund të dëmtojë edhe aftësitë riprodhuese të njeriut.

Këto paralajmërime janë bërë nga mjekët e Spitalit Tongji në Wuhan, vendin ku shpërtheu për herë të parë koronavirusi.

Spitali Tongji, i asociuar me Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Huazhong, është një nga spitalet e caktuar nga qeveria për trajtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi, që prej muajit janar.

Sipas ekspertëve, koronavirusi, i njohur si COVID-19, hyn në qelizat e njeriut dhe shkakton dëmtimin e indeve, përmes shkatërrimit të disa proteinave.

Mjekët e spitalit kinez thanë se gjatë shpërthimit të SARS në vitin 2002 dhe 2003, i cili ishte mjaft i ngjashëm me koronavirusin, u konstatuan dëmtime serioze në testikujt e pacientëve meshkuj.

Ata u kanë kërkuar të gjithë pacientëve meshkuj, që të kryejnë kontrolle pasi të rikuperohen nga koronavirusi.

Për shkak të ngjashmërisë së koronavirusit të ri me koronavirusin SARS, mjekët arritën në përfundimin se, teorikisht koronavirusi i ri mund të shkaktojë dëme të testikujve të meshkujve.

Kujtojmë këtu që ditën e djeshme, OBSH-ja e shpalli pandemi koronavirusin.

Virusi ka shënuar 4,718 viktima deri më tani, ndërsa mbi 126,000 të tjerë janë të infektuar në të gjithë botën.

MUND TË JU PËLQEJNË