Pirja e duhanit të tubave të nargjileve mund të rrisë rrezikun për një sulm ose goditje në zemër e cila shkakton mpiksje vdekjeprurëse të gjakut, frikësohen shkencëtarët.

Tubat tabletop konsiderohen të jenë ‘më të shëndetshëm’ sepse tymi kalon nëpër ujë para thithjes.

Për herë të parë, hulumtimi mbi minjtë ka treguar që tymi nargjile bën që qelizat e gjakut të bëhen hiperaktive, raporton “Daily Mail”.

Nga eksperimentet e bëra në Universitetin e Teksasit zbuluan qe brejtësit kishin gjakun e mpiksur pesë herë më shumë se sa normalja.

Ekspertët nuk studiuan nëse mpiksjet shkaktuan sulm në zemër ose goditje në tru – por ato janë një nga shkaktarët për të bllokuar enët e gjakut.

Zbulimet sugjerojnë se shisha nuk është më pak e rrezikshme se pirja e cigareve tradicionale, një zakon i njohur që kërcënon shëndetin e zemrës.

MUND TË JU PËLQEJNË