Shpesh këngëtaret tona dijnë të japin përshtypjen se vetëm muzika është primare për to dhe asgjë tjetër.

Por, ka nga ato të cilat janë të përkushtuara ndaj familjes dhe shoqërisë. Pra, profesionin nuk e shohin si gjithçka kur vjen puna tek këto dyja, shkruan Kosovarja.

Ndër këta artistë është edhe këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza.

Ajo, në çdo moment është parë pranë familjes së saj, duke iu dedikuar kohën më të madhe atyre dhe duke mos e kursyer angazhimin dhe përkushtimin ndaj tyre.

Krahas familjes, edhe shoqëria e saj është një pjesë e rëndësishme në jetën e saj, ku gjithmonë ka shfaqur besnikëri dhe rolin e shoqes më të mirë, duke lënë për të kuptuar se jo më kot ka lidhje afatgjate me shumë mikesha të saj.

E, ndonëse këtë e ka dëshmuar me dhjetëra herë, Shkurtja edhe sot dëshmoi se të gjitha këto dukuri të lartëpërmendura ia kanë mundësuar që ta ruajnë shoqërine 25 vjeçare me këtë mikeshë të saj që do e shihni në vijim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË