Pak vetë e dinë historinë e jetës së Jackie Chan.

Ai ka vuajtur shumë për të arritur atë që ka sot dhe kjo ka qenë një ndër arsyet pse ka vendosur që të mos i lërë asgjë djalit nga pasuria.

Kur ishte i vogël, prindërit e shitën tek një i moshuar për 26 dollarë (në euro 22.40).

Mësuesi në shkollë ia kishte thyer hundën me shkop, por pikërisht në atë shkollë ai kishte fituar njohuritë bazë për akrobatikë, artet luftarake dhe teknikat e aktrimit.

Familja e Jackie Chan

Në fëmijëri Xheki u vendos në Insitutin Kërkimor të Operas së Pekinit, një shkollë me një disiplinë të hekurt. Për një periudhë të gjatë ai studioi artet marciale, muzik dhe të tjera disiplina të cilat do e ndihmonin në të ardhmen.

Shpesh gjatë interpretimit të filmave, Jackie Can është dëmtuar seriozisht në skenë duke pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit, madje edhe duke përfunduar në koma.

Xheki e vazhdoi karrierën e tij kinematografike edhe në SHBA me filmat The Cannonball Run në vitin 1980, Mbrojtësi etj. Megjithatë ai do të fitonte famë jashtë Azisë vetëm mbas filmit Super Polici i vitit 1985. Filmi i vitit 1995, Tërmet në Bronks do i jepte atij famë të mëtejshme në Amerikën e Veriut e më gjerë.

MUND TË JU PËLQEJNË