Flora Ameti është zëdhënsja e policisë së Kosovës, e cila është e gatshme në çdo kohë të jap informacione për aksidentet dhe krimet që ndodhin nëpër Kosovë

Nuk ka gazetar të lajmeve në Republikën e Kosovës, që nuk i ka rastisur të kërkojë ndihmë nga Flora, për ndonjë aksident në rajonin e Prishtinës, dhe ajo jep përgjigje dhe informacione në kohë reale, për secilën media në vend.

Flora Ahmeti, është zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Kosovës, dhe këtë profesion e ushtron tash e 13 vite. Saktësia dhe shpejtësia e saj për të dhënë lajmet e bëjnë atë një person shumë të dashur për gazetarët, ani pse shumica ia njohin vetëm zërin dhe nuk e kanë parë edhe fizikisht, pasiqë ajo përgjigjet më shumë telefonatave të përditshme të mediave.

Ndonëse sot ka punë vetëm me gazetarë, ajo para se të fillojë punën në polici ka qenë vetë gazetare.

MUND TË JU PËLQEJNË