Sot rreth orës 13:30 një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën Murat Mehmeti në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 13:30 ne stacionin policor Qendra ne Prishtine eshte hapur nje rast Vdekje e dyshimte. Viktime ne kete rast është një person i gjinisë mashkullore, i cili është gjete pa shenja jete ne shtepinë e tij ne rrugën Murat Mehmeti ne Prishtine.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje”

Me rastin po merren njësitet kompetente policore, ka theksuar Ahmeti./Blic/

MUND TË JU PËLQEJNË