Roli i ‘Xhek Setrës’ në serialin vendor “Çka ka shpija” është ai me të cilin po bën bujë, duke thyer rekordet e shikueshmërisë.

Naser Rafuna është aktori dhe komediani më i dashur për publikun shqiptarë, shkruan “Kosovarja”.

Rolet e tij në secilin projekt që ka realizuar mbahen mend e pëlqehen tejet nga njerëzit.

Ka luajtur në disa seriale televizive, përfshirë “3 gjermant e trashë”, “Kafeneja Jonë”, e së fundi në serialin vendor “Çka ka shpija”.

Derisa në serial është i martuar me Rabijen, që është gjithë teka, në jetën reale gruaja e tij është krejt ndryshe.

Në rrjete sociale ai ndan imazhe të ndryshme me gruan dhe djalin e tij.

Ata janë një çift mjaft i lumtur.

Aktori ka një lidhje shumë të veçantë me familjen e tij, sidomos me mbesat e tij, Erëzën dhe Violën për të cilat si duket ndanë një pjesë të madhe të kohës.

Ai së fundi ka ndarë një imazh të mbesës së tij Violës e cila është një bukuroshe e vërtetë.

Shikojeni dhe binduni!./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË