Nuk ka asgjë më të mirë se një gjumë i mirë dhe i qetë çdo natë dhe asgjë më të keqe se sa një natë pa gjumë apo me gjumë të keq.

Gjumi është jetik për të qenë gjithmonë të shëndetshëm dhe një ndër aspektet më të rëndësishme së bashku me ushqimin dhe ajrin.

Edhe përmes gjumit ne mund të përcaktojmë nëse jemi të lumtur apo të trishtuar, të shëndetshëm apo të sëmurë, të qetë apo të lodhur.

Sipas ekspertëve, është shumë e rëndësishme dhe me vlerë koha optimale kur duhet të shtrihesh çdo darkë për të fjetur, në mënyrë që të ta plotësosh ciklin jetik të një ditë-nate.

Koha optimale pas së cilës nuk duhet të mendosh më asgjë rreth ditës, por vetëm për të shkuar në shtrat është një kohë e përcaktuar dhe gati universale për të gjithë. Cila është ajo? Ora 10 e darkës (22.00).

Sipas ekspertëve, shpjegimi është shumë i thjeshtë. Sapo dielli perëndon, të gjithë fillojnë të ndiejnë lodhje në trup, ndërsa pas orës 9 të darkës, temperatura e trupit dhe nivelet e kortisolit (hormoni i stresit) fillojnë të bien. Për këtë arsye, qëndrimi zgjuar deri në orën 9 na bën më të prirur të kemi në kokë mendime që na shqetësojnë dhe po të vazhdojmë të qëndrojmë zgjuar edhe pas orës 10, me shumë mundësi, nata nuk do të jetë aspak e qetë.

MUND TË JU PËLQEJNË