Njeriu përjeton tri dashuri gjatë jetës, një në adoleshencë, pastaj dashuria komplese dhe dashuria e papritur.

Psikologët thonë se ekzistojnë vetëm 3 lloje të dshurisë, që hasin gjatë gjithë jetës tonë, informon dritare.net.

1. Dashuria në adoleshencë
Është dashuria më e mrekullueshme dhe e pabesueshme që njeriu përjeton. Kjo sepse humori i adoleshentëve ndryshon shumë, dhe ata qeshin për çdo fjalë në çdo minutë.

Por, aq sa qeshin, edhe qajnë për gjëra jo të rëndësishme, informon dritare.net. Në këtë moshë dashuria është e veçantë, sepse kupton që është e lidhur ngushtë e shoqërinë. Gjithashtu, të mos harrojmë faktin që dashuria në adoleshencë nuk bën hapa seriozë, për shembull për t’u martuar. Në fund, mbetet veç në kujtime.

2. Dashuria komplese
Lloji i dytë i dashurisë është një dashuri komplekse. Kjo dashuri mbart me vete një dhimbje të madhe, dhimbjen e humbjes, mashtrimit dhe gënjeshtrës. Ne përpiqemi ta ruajmë këtë dashuri sepse, është ndryshe nga ajo që kemi përjetuar më parë.

Gradualisht ne fillojmë të kuptojmë se çfarë duam nga jeta dhe çfarë lloj marrëdhënie dëshirojmë. Kjo dashuri bazohet në dëshirën për ta shtrirë atë përgjithmonë, megjithë pengesat janë të shumta, informon dritare.net

3. Dashuria e papritur
Lloji i tretë i dashurisë është dashuria e papritur. Vjen kur nuk e presim. Gjithçka ndodh pa e kuptuar.

Nuk ka komplikime, pengesa, apo ankth dhe nervozizëm. Kjo dashuri, dhe pse nuk i përshtatet ideve tona, ajo që ne bëjmë është thjesht shijojmë jetën. Dashuria e papritur mund të zgjasë deri në fund të jetës.

MUND TË JU PËLQEJNË