Thonë se libri është miku i mirë për një njeri. 

Më poshtë po listojmë tre librat që duhet t’i lexojë secila grua përgjatë vit 2020.

Këta libra do t’u falin pozitivitet dhe do të bëjnë të mendoni ndryshe rreth jetës. Si thotë dhe një shprehje nga librat fiton vetëm dije dhe të mira, kurrë nuk fiton gjëra negative nga një libër.

I pari është libri “Qielli S’ka Preferenca” nga Erich Maria Remarque. Kjo është historia e një vajze që nuk i ka mbetur më asgjë për të humbur në jetë.
Clerfayt- një garues makinash merr Lilianën nga dhoma e saj e sanatoriumit ku ajo shtynte ditët e fundit si pasojë e sëmundjes së turbekulozit. Ajo e di që nuk ka më kohë për të jetuar dhe dëshiron të shijojë momentet e saj të fundit. Historia është një mësim i vërtetë për vlerën e jetës duke të mësuar të mos kesh frikë nga vdekja. Një gjë është e sigurt: Do të keni nevojë për një shami të madhe teksa e shfletoni këtë libër.

I dy është libri “Unë më parë se ty” nga Jojo Moyes. Louisa është një vajzë e zakonshme që jeton një jetë të qetë, në paqe me veten, aq komode sa edhe e mërzitshme. Will është i suksesshëm, biznesmen i fuqishëm. Por një ditë, çdo gjë ndryshon. Will përfshihet në një aksident rrugor dhe përfundon në një karrige me rrota. Aksidenti i mori edhe dëshirën për të jetuar. Louisa bëhet bëhet infermieria e j. Historita e tyre mëson lexuesin se ndonjëherë vështirësitë mund të jenë të kapërcyeshme edhe pse çdo gjë tregon të kundërtën.

Dhe libri i tretë është “E dashur jetë” nga Alice Munro. Tipari karakteristik i librave të shkruar nga fituesja e Çmimit Nobel Alice Munro është që ju mund të pengoheni me një histori të ngjashme me atë të jetës tuaj. Ata madje posedojnë të metat dhe veçoritë e karakterit tuaj. Pika e fortë e historisë së Munro’së është dhembshuria e saj për personazhet dhe “E dashur Jetë” e tregon atë në mënyrë të përkryer.

MUND TË JU PËLQEJNË