Gjyste Vulaj është këngëtarja më produktive e të gjitha kohërave.

Të gjithë e mbajnë mend se si ka filluar karrierën e saj, kurse sot numëron shumë këngë, hite, albume të suksesshme, shkruan Kosovarja.

Nuk ka shqiptar që nuk e njeh dhe nuk e adhuron atë, sepse që nga fillimi ka ditur si të iu pështatet si me muzikë ashtu edhe me paraqitjet e saj.

E, kur jemi tek prezantimet, nuk është se nuk luan rol të madh edhe këtu, pasi sa herë që është shfaqur ka dridhur skenat muzikore me stilin dhe linjat e saj.

Njëjtë ndodhë edhe sot. Gjystja ani pse i ka kaluar të 40-tat vazhdon të jetë në top formë, e bukur dhe freskore.

Kjo falë kujdesit dhe përkushtimit që ka ndaj vetes, duke mos u lodhur asnjëherë e mbi të gjitha duke i befasuar gjithmonë fansat me freskinë që reflekton tek ata.

Madje, jo vetëm me freski por aq linja perfekte që ka bërë, sa rrallë dikush mund ti imagjinojë, sa edhe në këtë paraqitje që bëri sot vështirë se mund dikush t’ia kalojë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË