Kush më mirë e di sesa ekspertja e lidhjeve?

Ekspertja për marrëdhënie intime dhe lidhje, Nadia Bokody, thekson që komunikimi është kyç për çdo lidhje dhe që me partnerin të bisedohet mjaft për intimitetin.

Ajo thekson që femrat janë ato të cilat të parat ngopen me marrëdhënie intime në dashuri, ndërkaq arsyeja të gjithëve na ka lënë pa fjalë.

Nadia ka theksuar që femrat presin më shumë risi intime nga meshkujt, mirëpo për to nuk dëshirojnë të flasin.

– Intimiteti femëror akoma është shumë i stigmatizuar dhe nuk na është lejuar të flasim për të. Më së lehti është t’i thuhet dikujt që bashkëshortja jote nuk dëshiron më marrëdhënie. Në të vërtetë, e dëshiron. Vetëm nuk dëshiron shumë me të njëjtin person.

Shkenca ka treguar që truri femëror është i lidhur në këtë mënyrë, ka shkruar Nadia. Ajo u rekomandon femrave që të mos aktrojnë më se po kënaqen kur në të vërtetë nuk janë të kënaqura.
Problemi qëndron aty që secila femër dëshiron të kënaqet, të shtiret që është e lumtur në shtrat, madje edhe kur aktron orgazmën në vend që sinqerisht të bisedojë me partnerin.

E gjithë kjo është kështu për shkak që nuk dëshiron partnerit t’ia lëndojë ndjenjat, thotë Nadia.

– Në fund përfundoni në një lidhje e cila është e palumtur dhe pa marrëdhënie. Komunikimi është çelësi, thotë ajo.

Te meshkujt është ndryshe, sepse ata nuk e kanë problem që vazhdimisht të kenë po të njëjtin raport intim.

– Ata nuk janë edhe aq kërkues për të zbuluar risi sa për atë që të kenë akte sa më shpesh. Meshkujt janë ata të cilët patjetër duhet të ndryshojnë lojën në mënyrë që të mos u bëhen monotonë femrave.

Befasojeni partneren tuaj kohë pas kohe, rekomandon Nadia. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË