Është padyshim ndër këngëtaret më të kërkuara të mbrëmjeve muzikore, e që u bë e njohur në projektin e realizuar në bashkëpunim me Bleron, skruan Kosovarja.

Balada e tyre ende ndodhet në krye të top listave, e që Lumja ka premtuar që së shpejti do të shihet edhe në projekte të reja të cilat sigurisht që do të mirëpriten nga shumë adhurues të saj.

Për jetën e saj private rrallëherë komentohet, jo sepse është Lumja e rezervuar, por që me karrierën e saj ka bërë që në fokus të jetë zëri i mrekullueshëm me të cilin vërtetë se mbahet mend në çdo mbrëmje ku merr pjesë.

Këngëtarja ka një djalë 10 vjeçar, por që shumica këtë nuk e kanë ditur.

Ai dje festoi ditëlindjen dhe Lumja e uroi me fjalët më të ëmbla që thuhen nga një nënë.

Kosovarja ua sjellë disa imazhe ku shihet se djaloshi ka trashëguar mjaftë nga e ëma, e cila vërtetë se është mahnitëse në çdo paraqitje./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË