Secili prind që bën fëmijë ka dëshirë të ia vendos një emër të bukur.

Kushdo që është në pritje të një fëmije, e di shumë mirë që një ndër shqetësimet, por edhe pjesa më e bukur e kësaj periudhe është zgjedhja e emrit.

Shumë prindër mendojnë që emri nuk është aspak përcaktues për të ardhmen e një fëmije, kurse të tjerë i kushtojnë rëndësi këtij detaji dhe hartojnë lista të pafundme emrash..sidomos tezet dhe hallat të cilat e kthejnë vendosjen e emrit në një ‘’ luftë të ftohtë’’ midis tyre. Edhe pse çdo ditë e më shumë po i afrohemi vjeshtës, nuk mund të mos mendojmë për stinën që po lëmë pas, për diellin dhe detin. Ky i fundit jo vetëm ka frymëzuar historinë e ‘’Sirenës së vogël’’, por edhe emrat e mëposhtëm, shhkruan përnënat.al, transmeton Klan Kosova.

Alisia Emër me origjinë greke. Nënkupton një nimfë që vjen nga deti.

Ariel “E fuqishme”. Ëalt Disney e ka përdorur edhe tek filmi “Sirena e detit”.

Azura Është inspiruar nga ngjyra e detit. Nëse do ta konvertonim në gjuhën perse do të kishte emrin e një guri të cmuar, zafirit.

Doris Është emër me origjinë greke, por edhe emri i një nimfe deti.

Glauk Është emri i zotit të deteve që vinte nga e ardhmja.

Marina “Është ajo që vjen nga deti”!

Morgan Nënkupton plazhin.

Oceano Okeano, rrjedh nga mitologjia greke në të cilën ka domethënien e zotit së të gjithë ujërave.

Anat Rrjedhë uji.

Dylan Djali i detit.

Kai Det

Irvin Ujë jeshil.

Marila Det i shkëlqyeshëm

MUND TË JU PËLQEJNË