Një aktor profesionist i humorit që dha gjithë enegjitë e tij në këtë fushë për dekada.

Sevdai Radogoshin, tashmë të njohur si Qumili, e kemi parë për këto vite nëpër shumë skeçe humoristike, në filma e në organizime të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Humoristi në mënyrë profesionale ka arritur ta luaj secilin rol, duke pasur parasysh se ka realizuar projekte të shumta me personazhe të ndryshme.

Ai pëlqehet gjithandej trojeve shqiptare dhe nga të gjitha moshat. Qumili, shkurt e shqip, është aktor i kohës, i cili çdoherë e sjellë të duhurën.

Shpesh e freskon llogarinë e tij në Instagram me postime të ndryshme, duke qenë edhe nostalgjik nganjëherë, si sot.

‘Qumili’ ka publikuar një fotografi kur ishte në moshën rinore. Në këtë imazh ai duket me një stil interesant të kohës si në flokë ashtu edhe në veshje. Sa ndryshe!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË