Një humorist i pakrahasueshëm, që me energjinë dhe idetë e tij ka sjellur vazhdimisht skeçe unike.

Sevdai Radogoshin, të njohur si Qumili, e kemi parë për këto vite nëpër shumë skeçe humoristike, në filma e në organizime të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Aktori i njohur i humorit edhe në jetën reale është i tillë me sens të humorit, e që shpesh reagon për situata të caktuar në mënyrën e vet duke përdorur figura të ndryshme stilistike.

Kurse së fundi, për dallim prej herave të tjera, ai vjen me një postim i cili nuk duket aspak humorishtik siç jemi mësuar ta shohim.

“Friksohu nga heshtja e atij që e ke lënduar, nese aj sta kthen e ste thot gja, ta kthen Zoti..” , ka shkruar Sevdaiu, e që në këtë mënyrë ka lënë shumë dilema se nga kush u lëndua, apo kush kë lëndoi./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË