Qysh nga mesi i shekullit të kaluar autorja e popullarizuar e ushqimeve, Adelle Davis, ka këshilluar njerëzit të hanë mëngjes si një mbret, drekën si një princ dhe darkën si një varfanjak.

Këto këshilla u vërtetuan edhe nga hulumtimi i fundit i bërë nga ekspertët amerikan, në Washington, duke rezultuar se asnjëherë s’duhet humbur mundësinë për të ngrënë mëngjesin, shkruan The Independent.

Gjithsesi ka disa arsye për të cilat rekomandohet dicka e tillë, nëse jo atëhërë imagjinoni vetën tuaj sa probleme me zorrët mund të keni përgjat një dite kur juve nuk hani fare mëngjes.

Do të keni përzierje lukthi, probleme me stomakun dhe ajo cfarë është më problematikja do të arrini të fitoni edhe kapsllëkun dicka që është tejet problematike, përcjellë Klan Kosova.

Kjo nuk është aspak e rëndë nëse ju vendosni për të ngrënë mëngjesin, është i nevojshëm të mos anashkalohet asnjëherë.

MUND TË JU PËLQEJNË