Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka folur pas numërimit të më shumë se 70 përqind të votave.

Ka thënë se PDK do të rrijë në opozitë, dhe se është krenar me anëtarët e partisë së tij.

“Së bashku me PDK-në kemi punuar që t’i fitojmë zgjedhjet, por nuk fituam. Partia Demokratike e Kosovës do të kalojë në opozitë, por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë shtetin”, tha ai.

“U jam mirënjohës të gjithë njerëzve që kam takuar. Anëtarëve u them që ndjehuni krenarë, sepse ndjehem edhe unë me ju. Ju duhet të besoni dhe punoni për një Kosovë më të mirë”, tha ai. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË