Fiona Gllavica, aktorja që bëri për vete publikun kosovarë.

Ajo i dha ‘jetë’ rolit të saj të ‘Pajtesës’ në serialin vendor “Çka ka shpija”, përmes së cilit arriti të bëhet kaq e famshme, shkruan “Kosovarja”.

Fiona kohët e fundit u komentua shumë edhe për martesën e saj me Arbnorin, ku organizuan një aheng madhështore në të cilin morën pjesë edhe fytyra të njohura për publikun.

Ajo më pas shijoi muajin e mjaltit me bashkëshortin e për publikun sollën imazhe të ndryshme.

Ndërkohë që martesa ka obligimet e veta “Pajtesa” po e dëshmon vetën se është një nuse e zonja dhe e kujdesshme.

Ajo jo veç në serial, por edhe në jetën reale merret me përgaditjen e ushqimeve tradicionale.

Së fundi ka publikuar disa fotografi ku tregon se ka përgaditur pite për bashkëshortin e saj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË