Në kohën e luftës në Kosovë, çetnikët serbë me në krye kryekriminelin Sllobodan Millosheviq e kishin detyruar një të moshuar shqiptar që të flas keq për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë një interviste të realizuar pa dëshirën e tij, serbët e udhëzojnë shqiptarin që të shprehet se UÇK-ja në Reçak është në fakt ajo që po kryen kriime.

“Çfarë po bëjnë ata, UÇK në fshat, fol”, dëgjohen ushtarët serbë ndërsa e udhëzojnë të moshuarin shqiptar të flasë në gjuhën serbe.

Pamja e dhimbshme e plakut fisnik shqiptar i cili refuzon të flas keq për UÇK-në dhe shqiptarët do të mbetet pa dyshim një imazhet më të tmerrshme të asaj që regjimi gjenocidal i Millosheviqit bëri në Kosovë.

Por, megjithatë ky nuk është rasti i vetëm. Pasi kemi parë dhe dëgjuar se raste të tilla të detyruar nga serbët kemi me qindra.

Madje ka rast familjarët i kanë shty që të përdorin dhunë ndaj njëri tjetrit. /www.mekuliPress.com/

MUND TË JU PËLQEJNË