Gjatë periudhave të ankthit apo problemeve të tjera shëndetësore cili menstrual mund të pësoj ndryshime. Gjëja më e rëndësishme është të kuptoni se për çfarë lloj problemi bëhet fjalë në mënyrë që të mos e shihni problemin vetëm nga pikëpamja gjinekologjike.

Kur cikli menstrual vonohet
Kur vonimi i ciklit është tranzitar, është një situatë që zgjidhet vetë, nëse vonesa zgjatet dhe bëhet normale, kërkohet ndihma e një specialist për të të bërë një vlerësim të faktorëve të ndryshëm pse mund të ndodhë, duke modifikuar stilin e jetës për të reduktuar stresin, rigjetur ekuilibrin e sistemit nervor qendror, endokrin dhe imunitar në bazë të të cilave funksionon organizmi.

Faktorët që mund të shkaktojnë vonesë të ciklit menstrual
Stresi është një tension fizik, psikik nervor që manifestohet në organizëm dhe është një përgjigje ndaj një stimuli që vjen nga ambienti. Nëse nuk është një stres kronik, situata mund të zgjidhet vetë.

Stresi kronik
Stresi aktivizon aksin hipotalamus-hipofizë duke rritur nivelet e kortizolit, adrenalinës dhe prolaktinës ndërsa ndalon aksin hipotalamus-hipofizë-gjendra dhe tiroide. Kur stresi bëhet patologjik dhe ky sistem aktivizimi-ndalimi është i zgjatur, hormonet prodhohen në mënyrë anormale dhe për pasojë është një vonim kronik i ciklit.

Dieta
Një dietë e paekuilibruar në vlera ushqyese ose që premton rënie peshe të shpejtë mund të shkaktojë vonesë të ciklit . Edhe kur pesha e trupit është rreth 10% më pak se ajo e vlerësuar si peshë normale, mund të ketë vonesë të ciklit.

Shkaqe të tjera
Faktorët e tjerë që mund të ndikojnë në vonesën e ciklit menstrual janë aktiviteti fizik me intensitet të lartë, ilaçe të caktuara, ndryshimi i hormonit të prolaktinës, patologjitë e tiroides (hipertiroidizmi ose hipotiroidizmi), si dhe patologjitë e tipit gjinekologjik ose imunologjik, living.al.

MUND TË JU PËLQEJNË