Sikurse të gjithë këngëtarët e estradës edhe artistja ulqinake Gjsyte Vulaj ka përmbyllur një sezonë shumë të angazhuar.

Për të ëmblën këngëtare ka vazhduar dhe muaji shator dhe gjysma e tetorit me angazhime e termine në gjithë botën, shkruan Kosovarja.

Pasi përmbylli të gjitha datat e ahengjeve dhe mbrëmje për një kohë, ajo vendosi që për pak ditë të jetë larg këtyre dhe të mbarrë rrugëtimin e pushimeve.

Destinacioni i parë që ajo zgjedhi për të pushuar ishte Turqia, ku kaloi një pjesë shumë të bukur.

Kurse, menjëherë pas Turqisë është nisur drejt destinacioni të Greqisë, duke vendosur që edhe në këtë vend ti kalojë ca ditë.

E, duke e njohur Gjysten që edhe kur shkon në pushime nuk rri dot rehat pa bërë fotografi e video, atë përsëri e gjetëm duke u munduar të nxjerrë në dritë ndonjë paraqitje të radhës.

Ajo jo vetëm që i prezantoi këto fotografi në vijim, por dhe tregoi se çfarë sakrifikon dhe sa poza bën për të ardhur në një përfundim të tillë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË