Për të justifikuar përgjegjësitë e mëdha që mban pozita e kryeministrit, Isa Mustafa ka rrëfyer përvojat e tij personale.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili mbajti pozitën e kryeministrit për tri vite nga 2014 deri më 2017, ka thënë se si kryeministër i vendit nuk ka shkuar asnjëherë në pushim.

“Kur kam qenë unë kryeministër kam punuar edhe të shtunave e të dielave”, ka thënë Mustafa në emisionin Debat të Televizionit Publik të Kosovës. “Nuk është lehtë me qenë kryeministër sepse ka shumë përgjegjësi”.

Ndonëse Mustafa deklaron se nuk ka pushuar asnjëherë si kryeministër, qeverisja e tij me vendin është e njohur me skandale.

Si kryeministër, Isa Mustafa u kishte dhënë tender firmës “MACAR” – kompanisë së djemve të tij.

Në të njëjtën periudhë kishte nisur vala e madhe e migrimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve perëndimore. /Insajderi.com

MUND TË JU PËLQEJNË