Këngëtari Ilir Spanca, me sa duket, do t’i rrijë besnik këngës e muzikës së mirëfilltë shqipe, shkruan “Kosovarja”.

Mbase jeta jashtë vendlindjes e ka bërë të veten, por edhe rritja e tij me zërin e këngët e babait tij, rapsodit tonë të njohur Riza Spanca, e bëri që të vazhdojë traditën dhe nga ai të trashëgojë dashurinë ndaj muzikës, zhanrit popullor.

Iliri, pavarësisht jetës e punës së tij jashtë atdheut, i ka hyrë me seriozitet e përkushtim skenës sonë muzikore.

Ju kujtojmë se ai me tre videoklipe krijoi adhurues të shumtë, gjithandej.

Sidomos videoklipi i tij i fundit, “Potpuri popullore”, të bën me dije se edhe me këngë e muzikë të mirëfilltë shqipe mund të arrihet suksesi.

E, pa dyshim, se suksese do arrijë edhe me projektin e fundit, të cilën e ka në përgatitje dhe do e lansojë për sezonin e verës, që, njëherësh, do të jetë dhe një surprizë e këndshme për dashamirët e muzikës popullore.

Me këtë rast, ua mundësojmë ta shihni videoklipin e tij të fundit dhe kënaqeni me zërin e muzikën që e jep këngëtari, besniku i muzikës popullore shqipe, Ilir Spanca. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË