Akoma jeni në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e tepërt? Ju sjellim pikërisht këtë që kërkoni: dietën me vezë të ziera. Kjo dietë është vërtetë efektive dhe ju ndihmon që t’i mbani kilogramët e humbur larg më gjatë. Veza e zier ndihmon metabolizmin që të jetë më i shpejtë dhe kështu digjni më shumë yndyrë. Gjithçka që ju duhet është të keni vezë dhe disa perime e fruta, si dhe të pini deri në tetë gota ujë. Mund ta provoni për dy javë dhe të shihni vërtet sesa kilogramë do të humbisni.

Java e parë

E Hëna:
Mëngjesi, dy vezë të ziera dhe një portokall apo qitro;
Dreka, dy feta me bukë integrale dhe frutat që dëshironi;
Darka, një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.

E Marta:
Mëngjesi, dy vezë të ziera dhe një portokall apo qitro;
Dreka, një fileto pule dhe sallatë me perime të gjelbra;
Darka, dy vezë të ziera një portokall dhe sallatë me perime.

E Mërkura:
Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme;
Dreka, 1 domate, 1 fetë me bukë integrale dhe djathë pa yndyrë;
Darka, një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.

E Enjte:
Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme,
Dreka, fruta;
Darka, fileto pule dhe sallatë e plotë me perime të freskëta.

E Premte:
Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme;
Dreka, dy vezë të ziera dhe perime të gatuara në avull,
Darka, peshk skare dhe sallatë.

E Shtunë:
Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme;
Dreka, fruta;
Darka, fileto pule dhe perime të gatuara në avull.

E Diela:
Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme,
Dreka, fileto pule, sallatë me domate dhe perime të gatuara në avull;
Darka, perime të gatuara në avull.

Java e dytë

E Hënë:
Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme;
Dreka, fileto pule dhe sallatë,
Darka, dy vezë, sallatë dhe një portokall.

E Martë:
Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme,
Dreka, dy vezë dhe perime të gatuara me avull;
Darka, peshk dhe pak sallatë.

E Mërkurë:
Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera;
Dreka, njësoj si e hëna;
Darka, njësoj si e hëna.

E Enjte:
Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera;
Dreka, dy vezë të ziera, perime të gatuara në avull dhe djathë pa yndyrë;
Darka, fileto pule dhe sallatë.

E Premte:
Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera;
Dreka, sallatë me peshk ton;
Darka, dy vezë dhe sallatë.

E Shtunë:
Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera;
Dreka, fileto pule dhe sallatë;
Darka, fruta.

E Diela:
Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera;
Dreka, fileto pule dhe perime të gatuara në avull;
Darka, njësoj si dreka.

Gjithsesi para se të filloni këtë dietë këshillohet që të konsultoheni fillimisht me mjekun./agroweb/

MUND TË JU PËLQEJNË