Këto janë imazhet tronditëse të asaj që ndodhi në Halkidiki të Greqisë, katastrofë e shkaktar nga moti i keq që mori me vete gjashtë persona dhe plagosi njëqind të tjerë.

Të vdekurit janë të gjithë turistë: Dy çekë në një kamping, një rumune 54 vjeçe me djalin e saj 8 vjeçar dhe një rus 39-vjeç me djalin e tij 2-vjeçar.

Brenda pak minutash nuk mbeti asgjë më këmbë nga erërat e egërsuara që përfshinë rajonin. Dëshmitarë thanë se u formuan edhe tornado.

Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile dhe Rajoni i Maqedonisë Qendrore kanë ngritur në gatishmëri të gjitha shërbimet.

Në informacionin e dhënë nga Ministri i Mbrojtjes Qytetare, Mihalis Chrisochoidis pas takimit emergjent në zonë, thuhet: “Mjetet e emergjencës civile kanë punuar me vetëmohim që nga momenti i parë që ishin njoftuar për ofrimin e ngjarjeve ekstreme të motit.

150 persona, 55 automjete zjarrfikëse, 40 makina të qarkut dhe 100 persona janë në veprim.Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile dhe Rajoni i Maqedonisë Qendrore kanë ngritur në gatishmëri të gjitha shërbimet.

MUND TË JU PËLQEJNË