Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

Haradinaj tha se në Berlin ka marrë mbështetje nga Gjermania për liberalizimin e vizave.

Kreu Qeverisë tha se ministri i Brendshëm i Gjermanisë, ka konfirmuar se Gjermania se është pro liberalizimit të vizave.

“Seehofer na ka pritur në oborr dhe rrugës për në takim në ka konfirmuar këtë qëndrim: na ka thënë “po” për vizat”, tha Haradinaj.

“Nuk është po e analizave dhe mendimeve por e njeriut në detyrë – ministër i Brendshëm. Na ka thënë po menjëherë. Kosovë urime liberalizimi i vizave”, ka thënë Haradinaj.

Haradinja po ashtu tha se edhe kur ka thënë “urime ushtria”, disa kanë pasur dilemma.

“Seehofer ka folur në emër të tij dhe kancelares Merkel. Tash s’ka dilema për Gjermaninë. Mos harroni unë nuk guxoj të flasë për këtë takim as në Qeveri nëse nuk do të ishte e vërtetë. Ripërsëris, ai ka thënë se ‘jam pro liberalizimit të vizave, menjëherë’”./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË