E dimë se pemët rregullisht sugjerohet të përfshihen në ushqim, por nuk jemi të sigurt se në cilën pjesë të ditës t’i hamë ato.

Ekspertët e ushqimit mendojnë se pemët nuk duhet përzier me ushqimet tjera, posaçërisht me karbohidrate, sepse treten më shpejt sesa buka dhe brumërat.

Pra frutat nuk duhet t’i hani pas shujtave, sepse të gjithë përbërësit e dobishëm do të fermentohen në lukth dhe do të shndërrohen në acide. Ajo na ndihmon që të pastrojmë organizmin nga toksinat, prandaj është mirë që frutat të konsumohen në stomak të zbrazët dhe atë në mëngjes, derisa gjatë ditës futat sugjerohen mes shujtave, kur fillojmë të ndiejmë paksa uri.

Në këtë mënyrë përshpejtohet metabolizmi dhe sjell deri te minidetoksimi i organizmit para shujtës së ardhshme. Frutat treten shumë lehtë, ndërsa u nevojitet gjysmë ore që të absorbohen. Nëse nuk i doni frutat, atëherë së paku pini lëng të shtrydhur nga frutat e freskëta.

MUND TË JU PËLQEJNË