Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Gjakovë tre persona, të dyshuar për grabitje të armatosur.

Me datë 14.05.2019 në ora 19:30, në stacionin policor Gjakovë është raportuar një rast ,,Grabitje me armë zjarri” ku nga viktima ishin grabitur të holla në vlerë prej 2500 € (dy mijë e pesëqind euro).

Pas dy orësh Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë tre personat e dyshuar:

J . P i lindur 1991, shtetas i Republikës së Kosovës
S . P i lindur 1992, shtetas i Republikës së Kosovës
G . V i lindur 1997, shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit personat e dyshuar mbahen në ndalim policor ndërsa policia po vazhdon në mënyrë intensive masat operativo hetimore për të zbardhur në tërësi këtë rast dhe veprat e tjera të mundshme të këtij grupi.

MUND TË JU PËLQEJNË