Pensionistët paralajmërohen të vëzhgojnë hajdutët që paraqiten si mjekë, që merren me trajtimin e coronavirusit pasi futen në shtëpinë e tyre.

Policia në Barcelonë ka lëshuar një alarm për njerëzit në nevojë, pasi dy gra dhe një burrë të veshur me mantelet e bardha vizituan një shtëpi, dhe pretenduan se po kryenin kontrolle mjekësore.

Sipas mediave të huaja,  banori dyshoi se nuk ishin mjekë të vërtetë dhe nuk i la të hynin në pronë. Ai e thirri policinë por të dyshuarit ikën para se të paraqiteshin oficerët.

Policia Katalanase që nga ajo kohë ka nisur një paralajmërim për publikun që të mos mashtrohen nga mjekë të ngjashëm të rremë.

Secili pacient që izolohet në shtëpi në mes të shpërthimit global të coronavirusit, u është thënë që do të marrin një paralajmërim paraprak për çdo vizitë.

Kujtojmë se numri i vdekjeve nga coronavirusi në Spanjë ka shkuar në 84, ndërsa numri i rasteve u rrit në 3,000.

Vdekjet në Itali arritën në 1.000, me më shumë se 15,000 raste. Raportimet nga Spanja thonë se Liga e Kampionëve dhe Europa League mund të pezullohen menjëherë, pas lajmeve se lojtarët e Real Madrid ishin vendosur në karantinë si masë paraprake, pasi një anëtar i ekipit të basketbollit të klubit testoi pozitiv për coronavirus.

MUND TË JU PËLQEJNË