Një 42 vjeçare në Nigeri lindi 5 fëmijë binjakë pas 18 vjetëve pritje.

Fëmijët, dy vajza dhe tre djemë lindën më 17 prill me operacion cezarian dhe si e ëma e tyre, e identifikuar si Uchenna Okeigbo dhe fëmijët gëzojnë shëndet të mirë.

Në një intervistë për median ajo falënderoi Zotin për dhuratën e madhe ndërsa shtoi: “Nuk është e lehtë të rrisësh 5 fëmijë njëherësh”.

Tre djemtë peshojnë respektivisht: 1.3 kg, 1.7 kg dhe 1.6 kg dhe dy vajzat peshojnë 1.8 kg dhe 1.9 kilogramë. Babai i tyre është në moshën 47 vjeçare dhe e quajti momentin më të bukur të jetës:

Falenderoj bashkëshorten që tregoi respekt gjatë 18 viteve tona pa u zënë një herë me mua. Gjithashtu i jam falenderues familjes së saj që qëndroi pranë nesh” James i bëri thirrje qeverisë por dhe shoqatave ta ndihmojnë për të rritur 5 fëmijët e tij, raporton oranews.

 

MUND TË JU PËLQEJNË