Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë.
Nga 24 janari i vitit 2020 Qeveria Ferderale e Gjermanisë hoqi Kosovën nga lista e shteteve për verifikimin e sigurisë së njohur ndryshe si SUG.
Haradinaj tha se ky vendim është hap i një kapitulli të ri të marrëdhënieve bilaterale midis vendeve mike dhe thellon raportet ndërshtetërore.
Postimi i plotë:
Nga sot, Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë!
Vendimi që Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë nga 24 Janari i vitit 2020 ka hequr Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG (Sicherheitsüberprüfungsgesetz) është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve.
Ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona mike, dhe thellon raportet tona ndërshtetërore.
Faleminderit Qeverisë gjermane, organeve të sigurisë dhe kancelares Merkel!
RH