Xhenxhefili është rrënjë tejet e shëndetshme që ofron aromë freskuese, por edhe një bollëk me përfitime shëndetësore për shkak të kombinimit të fuqishëm të vajrave esencialë.

Është i mbushur me vitamina dhe minerale. Ndërkaq, sipas ‘MedicalNewsToday’, në 100 gramë rrënjë të freskët xhenxhefili, gjenden:

– 79 kalori

– 17.86 g karbohidrate

– 3.6 g fibra dietar

– 3.57 g proteinë

– 0 gramë sheqer

– 14 mg sodium

– 1.15 g hekur

– 7.7 mg vitaminë C

– 33 mg kalium

Nutrientët tjerë që gjenden në xhenxhefil janë:

– Vitamina B6

– Magnezi

– Fosfori

– Zinku

– Riboflavini

– Niacini

Xhenxhefilin mund ta shtoni në lëng e në smoothie, në sallatë, në receta të peshqve, në ushqime të ndryshme, por edhe ta konsumoni si çaj.

Konsumimi i rregullt i çajit të xhenxhefilit është dëshmuar shkencërisht se e përmirëson shëndetin në shumë mënyra.

Më poshtë i keni disa prej efekteve fitimprurëse:

– Ndihmon në sistemin e tretjes

– E forcon sistemin e imunitetit

– I lehtëson marramendjet

– I lehtëson dhimbje

– E përmirëson qarkullimin e gjakut

– E liron stresin

– I lehtëson problemet me frymëmarrje

– E rrit pjellorinë.

MUND TË JU PËLQEJNË