Në fshatin Baballoq të Deqanit, mbrëmë është gjetur pa shenja jete një 20 vjeçar.

Ai ishte gjetur në shtëpinë e tij.

Policia e Rajonit të Pejës përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se ata janë informuar për rastin mbrëmë.

“Me datën 19 prill 2019 rreth orës 23:35, Policia është informuar se në fsh. Baballoq në shtëpin e ankusit, tani viktima E.H. (i lindur) 1998 m/k/sh, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete, që e ka konstatuar ekipi mjekesor”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me rast është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, rreth ores 02:20 është terhequr nga vendi i ngjajës. Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti.

MUND TË JU PËLQEJNË