Femrat me gishtin tregues të gjatë në dorën e majtë dhe me gishtin e shkurtër të unazës janë të prira për tradhti, konstatojnë autorët e studimit të Universitetit të Oksfordit.

Shkencëtarët thonë që femrat e tilla kanë qenë të ekspozuara ndaj nivelit më të lartë të hormoneve gjenitale të estrogjenit, derisa kanë qenë në stomakun e nënës, andaj tani i kanë shumë karakteristika tipike femërore.

Hulumtimin e ka bërë Eiluned Pearce, nga Oksfordi, andaj është matur gjatësia e gishtave të 274 femrave vullnetare, pastaj është testuar ADN-ja e tyre. Pos kësaj, ka bërë edhe teste psikologjike mbi cilësinë e marrëdhënieve të tyre.

Femrat të cilat kanë qenë të ekspozuara ndaj përqendrimit më të madh të estrogjenit në mitër janë më impulsive dhe marrëdhëniet e tyre dashurore më shumë i kanë vlerësuar të pakënaqshme.

Eiluned ka thënë se si ky zbulim është intrigues, sepse ka besuar të kundërtën – që “femrat më shumë të feminizuara” janë më pak impulsive dhe më shumë të kënaqura në marrëdhëniet e tyre romantike.

Ajo ka theksuar edhe që pikërisht meshkujve femrat e tilla u janë më joshëse, mirëpo nëse kjo bashkohet me pakënaqësinë potenciale në lidhjen aktuale, rruga deri te tradhtia bëhet shumë e sigurt.

Eiluned thotë që shkencëtarët këtë e quajnë “bashkim impulsiv me meshkujt të cilët nuk janë bashkëshortë apo partnerë të tyre”.

MUND TË JU PËLQEJNË