Ajo radhitet tashmë si një ndër vajzat shqiptare më të suksesshme edhe jashtë vendit.

Sukseset dhe arritjet e saj kanë bërë që Geta Beqa të marrë një vëmendje ndërkombëtare, falë punës së saj si një bodiboldere e zonja, shkruan Kosovarja.

 

Tashmë ajo inspiron shumë njerëz për të arritur një trup në formë dhe të shëndetshëm si ajo, teksa kërkesat për tu udhëzuar nga ajo janë të mëdha, ku këtë gjë e dëshmojnë pamjet që ajo vazhdimisht publikon, teksa shihet duke ushtruar me shumë të interesuar.

Imazhi i fundit i publikuar nga ajo e dëshmon më së miri suksesin dhe arritjen e saj që të ketë një super trup me forma unike, e krejt kjo e arritur në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme, me ushtrime fizike.

E veshur me bikine të mbuluara me gur shkëlqyes, teksa ekspozon linjat e saja, Geta Beqa shfaqet kaq e buzëqeshur, duke uruar të gjithë për një javë të mbarë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË