Pasta e dhëmbëve sigurisht që nuk ekziston në shtëpinë tonë vetëm për të larë dhëmbët. Para se të mësonim se NUK duhet përdorur për puçrrat e vendosnim në çdo cep të fytyrës. Përveç kësaj, sa herë jemi djegur, gjeja e parë mbi vendosur mbi plagë është pastë dhëmbësh.

Kemi vepruar gabim! Mos e bëni më, që pastën e dhëmbëve ta vendosni në vendin ku jeni djegur. Jo vetëm që nuk do t’ju shërojë, por mund ta bëjë edhe më keq gjendjen. Sot, pastat e dhëmbëve janë të mbushura me kimikate zbardhimi. Elementë të tillë që duket sikur bëjnë mrekulli me dhëmbët tuaj, nuk rekomandohen për lëkurë të dëmtuar. Nëse ju e aplikoni, mos u habisni nëse vendi acarohet më shumë apo djegia hapet.

Përveç pastës së dhëmbëve, as gjalpi, qumështi apo substanca të tjera që gjenden në shtëpi, s’përdoren për lëkurë të djegur. Zona e lënduar bëhet edhe më keq, prandaj qëndrojini besnikë, zgjedhjes klasike më të shpejtë. Fusni dorën në ujë të ftohtë! Me pastën e dhëmbëve, përveç dhëmbëve, pastroni atletet. Ato po që i bën xixë!

MUND TË JU PËLQEJNË