Njihen si motrat më të dallueshme në skenën muzikore, ku secila njëra pas tjetrës kanë hyrë në skenën muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Zëri i tyre dallohet gjithmonë, ku ndezin atmosferë kudo që marrin pjesë.

Veçmas kësaj komentohen mjaft shumë edhe për elegancën që kanë.

E, sot në familjen e tyre ka një arsye për të festuar.

Përmes një fotografie në Instagram ato kanë bërë të ditur që babai i tyre feston ditëlindjen.

“Urime BAB edhe shumë tjera të lumtura”, kanë shkruar ato përkrahë imazhit.

Me këtë rast, ato kanë shfaqur prindin e tyre, gjë që deri më tani nuk kemi has në ndonjë foto që t’i shohim tetë Motrat Mustafa në prani të babait. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË