Këngëtarja shqiptare Greta Koçi, nuk duroi dot e i’u fut trendit të pyetjeve në Instagram, shkruan Kosovarja.

Megjithëse me vonesë, ajo sërish arriti të marrë një numër të konsiderueshëm pyetjesh e më tepër komente pozitive në adresë të saj.

Por, një ndër pyetjet më të çuditshme që pranoi, ishte e lidhur me martesën.

“A do ishe martuar me mua po të mos kisha para dhe makinë”, derisa përgjigjen Greta e dha mjaf epike.

“Po të kishe mend do isha martuar, se mendja bën paranë dhe makinën”, është përgjigja e këngëtares.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË