Një fotografi po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale.

Në këtë fotografi shihet Kadri Veseli, bashkë me djalin e Ibrahim Rugovës ish-presidentit historik, Mendim Rugova, vajzën e Rugovës, Teuta Rugovën dhe vëllaun e gruas së Mendimit, Petrit Kllokoqin.

Fotografia ka lën shumë të kuptohet nëse kësaj here familja Rugova është duke e mbështetur për kryeministër kreun e PDK-së, Kadri Veselin, shkruan Gazeta NewBorn.

Kuptojmë se pjestarët e familjes Rugova nuk po marrin pjesë në asnjë tubim të cilat po organizohen nga LDK-ja, dhe poashtu nuk e kanë asnjë kandidat për deputet në partinë e themeluar nga babai i tyre, Ibrahim Rugova, ndryshe prej dy palë zgjedhjeve të kaluara ku vajza Teuta Rugova, ishte kandidate për deputete e LDK-së e poshtu ishte zgjedhur deputete për dy mandate.

MUND TË JU PËLQEJNË