Era Istrefi është nga ato këngëtare që goditi me të paren.

Ajo që me këngën dhe videoklipin e parë tregoj se nuk është “prerje serike”, shkruan “Kosovarja”.

Pra, Era ishte dhe vazhdon të jetë ndryshe, në stil muzikor dhe paraqitje. Era tashmë po e jeton famën ndërkombëtare, diçka që shumë kolege të saj vetëm e ëndërrojnë.

Këngëtarja po prekë skena të mëdha botërore dhe po realizon një album, që do ti siguroj sukses edhe më të madh.

Era Istrefi, motra e Nores, qëndron kryesisht në Londer, atje ku edhe e ka bazën kompania që e menaxhon.

Nëse flasim për Eren jashtë muzikës, atëherë ajo del të jetë një vajzë si të gjitha të tjerat, që është shumë e lidhur me shoqërinë dhe familjen.

Këngëtarja e ka një të metë: nuk di të gatuaj. Eres I pëlqen ti shijoj gatimet e shishme të së ëmës.

Thonë: “Kush nuk di me gatu, mbetet pa martu!”

MUND TË JU PËLQEJNË