Engjellusha Salihu hyn në listën më të ngushtë të këngëreve më të përmendura dhe më të komentuara.

Nuk ka shumë vite që është pjesë e skenës muzikore, por për këtë kohë sa është prezente ka dhënë shumë për të qenë e afirmuar dhe e njohur, shkruan Kosovarja.

Engji deri më tani ka dëshmuar zërin dhe vokalin e saj, andaj angazhimet rreth dasmave e ahengjeve familjare e presin çdo natë.

Por, këto ditë ajo ka qenë me e lirë se kurrë, ku është parë duke shijuar secilin moment pranë familjes e shoqërisë.

Më së shumti që është parë duke kaluar kohë e kënaqur është nipi i saj Matini, i cili iu ka sjellë freski e gjallëri shtëpisë së tyre.

E duke e njohur këngëtaren se momentet më të bukura i kthen në kujtime, duke shkrepur fotografi e video të tij, atëherë nuk lejoi që edhe këtë herë ti ik ky rast.

Ajo publikoi videon më të ëmbël të tij, përderisa ai vraponte në sallonin e hallave dhe kënaqes me hapësirën e liruar. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË