Djali i aktorit të njohur turk Tolgahan Sayisman dhe missit shqiptare Almeda Abazi i është nënshtruar një operacioni.

Foshnja 5-muajshe i quajtur Efehan i është dashur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të disa kistave që i kishin dalë në kokë. Edhe pse operacioni zgjati disa orë por shkoi shumë mirë, sërish çifti nuk e ka përballuar shumë mirë sëmundjen e djalit.

Burime për mediat turke bëjnë me dije se më e dobëta ka qënë Almeda, e cila gjatë kohës që djali ka qënë në sallën e operimit ka shpërthyer në lot.

“Djalin tim e kapi syri i lig,”- tha ajo, duke iu referuar faktit që muajt e fundit, i biri ishte pjesë e serialit që po xhironte i ati.

MUND TË JU PËLQEJNË