Motra e Adelinës e Zanfinës, Ema, për një kohë u shndërrua në një nga personazhet e përfolur të medias rozë, shkruan “Kosovarja”.

Komentohej pamja e saj, por edhe jeta private. Pyetjet si: U martua? Do të martohet? Kush është fatlumi? Ishin mëse të zakonshme.

Ndonëse nuk është as këngëtare e as modele, vëmendja për Emen e bukur asnjëherë nuk ka munguar, shkruan “Kosovarja”.

Ismaili, është rehat, e lumtur, por e ndjen shumë mungesen e të ëmës. Në Instagram, aty edhe është mjaftë e ndjekur, ajo ka vendosur të paraqitet si Ema Mona Ismaili.

Zakonisht emri i babait duhet vënë në mes, por Ema ka vepruar kështu, duke treguar edhe një herë dashurinë dhe mirënjohjen për të ëmën, e cila në pjesën më të madhe të jetës ishte nënë dhe baba për tri vajzat e saj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË