Adelina, Ema e Zanfina janë motrat e famshme të cilat pothuajse çdoherë janë në qendër të vëmendjes.

Adelina e Zanfina kanë më shumë ta përbashkëta, pasi i lidh një profesion, muzika, kurse Ema jo rrallë komentohet për pamjen e saj, shkruan “Kosovarja”.

Të trija posedojnë një bukuri të veçantë dhe paraqitjet e tyre janë plotë stil.

Raportet mes vete i kanë të mira, ku shpesh vijnë me dedikime për njëra-tjetrën.

Ndërkohë që janë aq të lira ndërmjet vete nuk i kursejnë fjalët e ndryshme metaforike.

Së fundi ka rënë në sy komenti i Emës që i bëri motrës së saj të vogël Zanfinës.

“Shum stylish je kueder falma qet jakne 😋😋😋”, ishte komenti i saj tek një foto e këngëtares, kurse Zanfina ia ktheu: “vitin tjeter a bAn?”/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË